Maqedonia e Veriut është në grupin e vendeve më të rrezikuara në Botë nga pandemia me Covid 19.
Kështu vlerëson Bekim Tateshi nga komisioni për shëndetësi në Aleancën për Shqiptarët. Ai thotë se vendi ndodhet në vendin e 5-të në Evropë dhe në vendin e 6-të në Botë me numrin më të lartë të të vdekurve nga virusi në një milion banorë.
Shkaqet për këtë sipas Tateshit janë keq menaxhimi i pandemisë, infrastruktura e vjetruar dhe politikat katastrofale kadrovike.
“Element pozitiv i vitit 2021 në shëndetësi janë punëtorët shëndetësor të cilët treguan angazhim profesional dhe sakrificë maksimale… ASH për vitin 2022 në fushën e shëndetësisë jep propoztim zgjidhje dhe atë monitorim i situatës epidemiologjike dhe evitim i futjes të shtetit në valën e pestë… duhet pasur kujdes në rritjen e fushatës për vaksinimin e popullatës duke angazhuar ekspertë të fushës, përfaqësues të shoqatave antivaksere dhe përfaqësues të bashkësive fetare dhe Formimin e qendrave postcovid ku në mënyrë multidisicplinare do të mjekoheshin pacientë me pasoja nga Covid 19”, tha Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët./ Alsat.mk/
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike