Vincens Piroli, 34-vjeçari i cili u qëllua me 3 plumba ditën e djeshme në Shkodër tha para policisë se pas plagosjes zgjodhi të shkonte në spitalin e Lezhës pasi kishte më shumë siguri.
I ndodhur tashmë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ai ka marrë 3 plumba që e prekën në shpatull dhe në brinjë.
Mësohet se pasi e kanë qëlluar ai ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër.
34-vjeçari Vinçens Piroli po ecte në këmbë tek Ura e Bunës, kur u plagos me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Ndaj Pirolit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi akuzohej se bashkë me Dorian Lalën kishin vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç. Ky i fundit u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët.
Savo Gjurishiç kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj, 53 vjeç, për të cilën është dënuar në 2018 me 13 vjet e gjysmë burg./tch
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...