Një nënë turke ka sjell në jetë para kohe një foshnje, por mjekët pohuan se i sapolinduri ka vdekur.
Familja turke kishte marrë fëmijën e pajetë që kishte lindur katër muaj para kohe dhe ishin nisur drejt varrezave të qytetit të Adanas.

Megjithatë, foshnja që i ishte bërë edhe raporti i vdekjes, filloi të qajë para se të varroset, raportojnë mediat turke.
Babai Hasan Sert, i cili priste një lajm të mirë nga fëmija, tha se nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur.
“Pasi mora trupin e pajetë të foshnjës sime, u trondita kur dëgjova zhurmën e të qarit në varreza. Në fillim nuk e besova, thashë ‘nuk ka mundësi’, por kur hapa qefinin, pashë që ishte gjallë. Është hera e parë në jetën time që kam dëgjuar dhe parë një gjë të tillë. Dhimbja që kam kaluar si baba është e papërshkrueshme. Nëse ka neglizhencë, dua që të hetohet rasti”, tha ai.
Ndryshe, prokuroria turke tashmë ka nis hetimet rreth këtij rasti dhe ka marrë në pyetje mjekët. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...