“Vendimi që Qeveria e Kosovës solli një muaj më parë, sot hy në fuqi. Prej sot më 3 janar, të gjithë qytetarët që duan të vizitojnë Republikën e Kosovës duhet patjetër të plotësojnë kushtin për COVID-19, pra të jenë të vaksinuar me dy doza kundër COVID-19, përndryshe vizita e tyre në Republikën e Kosovës është e pamundur”.
Komandanti i pikës kufitare në “ Bllacë”, Besim Asani, tha se qytetarët nuk janë të informuar mjaftueshëm, andaj ka edhe nga ata që mbërrijnë deri në kufi, por duhet të kthehen mbrapsht sepse nuk plotësojnë kushtet për të hyrë në Kosovë.
“00:36 Përjashtim, nga ky vendim do të kenë fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe personat e huaj që tranzitojnë në Republikën e Kosovës. 01:01 Qytetarët nuk janë mjaftueshëm të informuar dhe kemi çdo ditë probleme me informimin e tyre. Interesohen, lajmërohen në telefon. Ka disa qytetarë që për fat të keq vijnë deri këtu dhe kthehen nga ana e policisë së Kosovës, sepse nuk plotësojnë kushtet për të hyrë atje”, tha Besim Asani – komandant “ Bllacë”.
Qytetarët që anketuam, të cilët vizitonin Maqedoninë e Veriut, apo Kosovën kryesisht ishin të vaksinuar.
“Po po vizitojmë Kosovën. Kemi dy doza vaksinë, kur të kthehemi në gjermani do të marrim edhe të tretën”, tha një qytetar.
Ndërkohë Maqedonia ka masa më të buta në krahasim më Kosovën. Për të hyrë në Maqedoni mjafton testi PCR, testi i shpejtë antigjen, vërtetimi se ke kaluar sëmundjen covid-19 apo certifikata e vaksinimit./ Alsat.mk/
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...