Një vrap në Gërmi me Donika Kadaj-Bujupin

15:06 | 3 Janar 2022
F.T

Jemi mësuar ta shohim në Kuvendin e Kosovës, në shumë aktivitete politike e madje e përfshirë edhe në disa aksione siç kanë qenë protestat ndaj pikëpamjeve të saja politike, por nuk jemi mësuar ta shohim maleve në vrapime, shkruan arbresh.info.

Donika Kadaj Bujupi ish-deputete e Kuvendit të Kosovës sot analiste nëpër debate të ndryshme politike, por edhe pjesë e Hiking, dhe kauzave në mbrojtjeje të grave, për arbresh.info rrëfeu momentet e largimit nga politika, e përgatitjen e ushqimeve tradicionale si dhe pjesës më të dashur për të për momentin, vrapimi nëpër bjeshkë.

E shkëputjen nga politika, Kadaj-Bujupi e quan edhe si shkëputje me thikë, e detyrueshme.

“Unë kam ecur gjithë edhe kur kam qenë në politik, por ndoshta më pak i kam promovua atëherë ecjet. Unë jam rrit në një fshat rreth malit dhe krejt fëmijërinë e kom kaluar duke luajt në mal, ndoshta ajo mandej ka qenë edhe një kondicion që e kom marr si fëmijë edhe mandej më ka përcjell krejt jetën. Para një viti kur veç u pa që po shkohet në zgjedhje edhe ishin përgatitjet për fushat shumica e njerëzve që më njohën edhe e dishin që e kam të pamundur me kandiduar për shkak të dënimeve që i patëm për gaz lotsjellës edhe vendimit tim që me pauzu në këtë kohë prej politikës thoshin, çka ki me bë se e ditshin që jam shumë energjike prej natyrës edhe vazhdimisht kom punu shumë, edhe pse si deputet për herë të parë jam zgjedh në vitin 2007. Ka qenë një shkëputje si me thikë e detyrueshme, por e kam gjet vetën në natyrë”, tha ajo.

Tutje ish-deputetja na tregoi edhe në lidhje me idenë për të themeluar grupin e Hiking (shëtitje në natyrë).

“Unë kam shumë përvoje me organizime sepse periudhën time në politikë e kam kaluar në teren me organizime me njerëz. D.m.th nuk kam qenë deputete e zyrës, me qëndrua brenda edhe me shkru fjalime ato zakonisht i kam thanë qysh më kanë ardh, qysh i kam ni vetë në foltore edhe kom pas nevojë të njëjtën me e përcjell, por me një fushë tjetër. Ne kemi fillua zyrtarisht klubin zyrtarisht në muajin gusht”, tha ajo./S.Dedushi/

Shikojeni intervistën e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale