Hakim Ziyech po transferohet në Serie A, por jo te Milani.
Sulmesi i Chelsea, Hakim Ziyech sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge, pasiqë nuk po arrin të gjejë formën e duhur.
Ziyech u transferua te Chelsea në verën e vitit 2020 për 40 milionë euro, por gjatë gjithë kohës është I lidhur me një largim nga Blutë e Londrës.
Interesim për Ziyech ka shfaqur Milani, por sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian për përfshirë në garë për marokenin.
Siç raporton Calcio Mercato, Inter e ka tejkaluar Milanin në garën për Ziyech. Neroazzurët janë në pole position për transferimin e 28-vjeçarit.
Neroaxurët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Chelsean pas shitjes së Lukakut dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...