Një stacion kërkimor shkencor belg në Antarktikë po ballafaqohet me një shpërthim të coronavirusit, pavarësisht se punëtorët janë vaksinuar plotësisht dhe gjenden në një nga rajonet më të largëta të botës.
Sipas BBC, që nga dhjetori, të paktën 16 nga 25 punëtorët në Stacionin Polar Princess Elisabeth janë infektuar me virusin.
Zyrtarët thonë se rastet mbeten të lehta deri më tani.
“Situata nuk është dramatike”, tha Joseph Cheek, një menaxher projekti për Fondacionin Ndërkombëtar Polar.
“Ndërsa ka qenë një shqetësim që duhet të karantinohen anëtarë të caktuar të stafit që u prekën me virusin, nuk ka ndikuar ndjeshëm në punën tonë në stacion në përgjithësi”, tha Cheek.
“Të gjithë banorëve të stacionit iu ofrua mundësia të largoheshin me një fluturim të planifikuar më 12 janar. Megjithatë, të gjithë shprehën dëshirën për të qëndruar dhe për të vazhduar punën e tyre”, shtoi ai. /Telegrafi/
Jasir Asani realizon gol në AFC Champions League 2
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj