Australia e ka nisur vitin 2022 me shifër rekorde të rasteve me Covid-19, pasi infeksionet në rajonet lindore u përhapën edhe më tej, ndërsa Uellsi i Ri Jugor i lehtësoi masat e izolimit për punëtorët shëndetësorë.
Uellsi i Ri Jugor, rajoni me popullsinë më të madhe në Australi, dhe Viktoria shënuan shifra rekorde me 22.577, përkatësisht 7.442 raste të reja të shtunën, sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetësisë.
Përpos infeksioneve, në Uellsin e Ri Jugor u shënuan edhe katër të vdekur, ndërsa në Viktoria nëntë, duke e çuar në mbi 2.250 shifrën e përgjithshme të viktimave, shkruan Reuters.
Duke i përfshirë edhe rastet e territoreve tjera australiane, shifra e përgjithshme e infeksioneve të shtunën ishte 33.161, duke e rrëzuar rekordin e të premtes me 32.946 raste.
Të gjitha rajonet australiane, me përjashtim të Australisë Perëndimore, kanë filluar të jetojnë me virusin pas shkallës më të lartë të vaksinimit, ndërsa lehtësimi i masave kufizuese e ka rritur numrin e infeksioneve./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...