Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se me kërkesë të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, ajo ka shpallur person non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut në Kosovë.
Ajo tha se deri tek kjo ka ardhur për shkak të veprimtarisë së ti të dëmshme, e cila sipas Gërvalla, ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës.
“Njëkohësisht kam njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi”.
“Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e saj në Facebook.
Më tej, ajo tha se Kosova do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatet e saj ndërkombëtarë, e sidomos me ata amerikanë, evropianë dhe NATO-n për të penguar çdo përpjekje destabilizuese të Federatës Ruse në rajonin e Ballkanit.
“Përcaktimi dhe rruga e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe më pas edhe në OKB janë të pakthyeshme”.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës i sigurojmë se institucionet do të mbeten çdo ditë vigjilente dhe të vendosura në mbrojtje të sigurisë dhe rendit kushtetues të vendit tonë, sa herë që të jetë e nevojshme”, ka shkruar Gërvalla.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit