Manchester United është rikthyer te fitorja në Premier League në ndeshjen e fundit të ketij viti kalendarik përballë Burnley.
“Djajtë e Kuq” triumfuan në “Old Trafford” me rezultatin e pastër 3-1.
Gjithçka u përcaktua në pjesën e parë, pasi McTominay zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8. Në minutën e 27 vendasit do të dyfishonin rezultatin falë një autogoli të Mee B.
Për të vulosur fatet e takimit mendoi Cristiano Ronaldo në minutën e 35, i cili dërgon topin në portën kundërshtare për herë të tretë. Burnley do të shpresonte pasi në minutën e 38 Lennon ngushton rezultatin.
3-1 do të ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë dhe i të gjithë takamit pasi pjesa e dytë do të kishte raste, por jo gola.
Me këtë fitore ekipi i drejtuar nga Rangnick pozicionohet në vendin e 6 me 31 pikë, ndërsa Burnley
në vendin e 18 me 11 pikë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...