Imami Labinot Maliqi ka bërë një kërkesë publike te kryetarët e komunave që kryeqendrat të ndriçohen edhe për festën e Bajramit, sikurse po bëhet për ato të fundvitit.
Këtë kërkesë Maliqi e bëri përmes një reagimi në facebook, duke besuar që realizimi i së njëjtës nuk do të dëmtonte laicitetin e shtetit, njofton Klankosova.tv.
”Meqë ndriçimi i kryeqytetit për festat fetare të fundvitit nuk po e dëmtuaka laicitetin e shtetit, kërkoj nga kryetarët e komunave që edhe për festat tona, siç janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami – të ndriçohen kryeqendrat tona çdo vit”, shkruan ai.

Imami Labinot Maliqi është hoxhë goxha i popullarizuar për reagimet e tij të shumta, por dhe se iu mbante ligjërata dhe lutje refugjatëve afganë në kampin Bondsteel.
Kujtojmë që dekorimi i qyteteve bëhet që para Krishtlindjes katolike dhe të tilla qëndrojnë deri pas asaj ortodokse, diku deri më 10 janar.
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...