Mikrobiologu Nikolla Panovski, tha se certifikata e vaksinës si masë për mbrojte nga Covid-19, respektivisht si kusht për qarkullim të lirë nuk duhet të ekzistojnë.
Panovski tha se masat shtrënguese janë vendosur kryesisht për të mos mbingarkuar spitalet dhe për të mos ndërprerë ekonominë.
“Certifikatat asnjëherë nuk duhej të vendoseshin, tashmë përfundimisht është koha që mos të mundojmë njerëzit dhe t’u ndalojnë lëvizjen sepse edhe të vaksinuarit e shpërndajnë sëmundjen. Ky është fakt sepse kemi vende, e përmenda Sydnein sepse paramendoni me 95 për qind të të vaksinuarve mbi 60 vjet dhe me 87 për qind të vaksinuar me dy doza mes moshës 12-15 vjet kanë shpërthim me të gjitha masat”.
“Çfarë lidhje ka kjo me certifikatat, t’i pyes ata që i vendosën certifikatat. Çfarë na duhen”, tha Panovski duke shtuar se masat shtrënguese janë marrë kryesisht për të mos mbingarkuar spitalet dhe për të mos ndërprerë ekonominë./TV21/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...