Nezir Çoçaj jep dorëheqje nga PDK: Nga sot e tutje nuk do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie

23:34 | 29 Dhjetor 2021
Gita

Ish- deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Çoçaj në një postim në Facebook, shkruan arbresh.info.

Ai ka shkruar se nga sot e tutje nuk do të jetë  më as votues i partisë.

“Lamtumirë PDK. Nga sot e tutje nuk do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie”, ka thënë ajo.

Çoçaj ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk kishte arritur të fitonte votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.

Ndryshe, Çoçaj vite më parë kishte qenë deputet i PDK-së./arbresh.info/