Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Byroja Shtetëore vlerëson se një zyrtar publik ka pasuri që s’mund ta justifikojë atëherë i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë.
Sipas saj, Byroja i përgjigje Kuvendit të Kosovës.
“Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është njëri nga zotimet tona kryesore. Nëse kjo Byro Shtetërore vlerëson që nëse një zyrtar publik ka pasuri që s’mund ta justifikojë atëherë i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë. Byroja është organ i pavarur shtetëror dhe për punën e saj i përgjigjet Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.
E, Kryeministri Kurti tha se krijimi i Byrosë do të jetë në funksion të shtetit të së drejtës.
“Krijimi i Byrosë ka për qëllim luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, zbatimi i tij në të ardhmen do të jetë në funksion të shtetit të së drejtës nga i cili buron edhe mirëqenia e qytetarëve”, tha Kurti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...