Në mbledhjen e fundit të Qeverisë për këtë vit është votuar me të gjitha votat pro për miratimin e Projektligjit të Financimit të Subjekteve Politike.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky projektligj parasheh rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e subjeketeve politike.
“Ky projektligj parasheh dispozita në lidhje me kontrollin financiar të subjekteve politike, auditimin e raporteve financiare. Kjo është me qëllim të transparencës dhe llogaridhënien e subjekteve politike”, tha ai./arbresh.info/
Kurti tha se Qeveria ka tentuar ta arrijë një konsensus para se ta sjellë këtë propozim-vendim në kabinetin qeveritar.
“Marrë parasysh faktin që projektligji për një kohë të gjatë nuk arrin të miratohet në Kuvendin e Kosovës, Qeveria jonë ka organizuar edhe tryezë, përmes së cilës edhe ka tentuar të arrijë konsensus politik para miratimit në Qeveri”, tha Kurti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...