Policia ka njoftuar se ka ndaluar një automjet në Gurrakoc të Istogut, ku gjatë kontrollit janë gjetur 400 kilogramë mish gjedhi, për të cilin pronari nuk posedonte dokument.
Sipas njoftimit rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës.
Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, të cilët kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe do të asgjësohet.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Fsh. Gurrakoc, Istog 28.12.2021-09:30. Raportohet se njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejte se në automjet i dyshuari kishte pas të ngarkuar rreth 400 kg mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe e kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-së./arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...