Klubi i Newcastle gjendet në një pozitë të vështirë këtë sezon, teksa “qymyrxhinjtë” janë aktualisht në vendin e parafundit të Ligën Premier me vetëm 11 pikë të grumbulluara në 19 ndeshje.
Në këtë formë, pronarët arabë janë të detyruar të ndërhyjnë në afatin e janarit, teksa në objektiv kryesor është shndërruar Isco i Real Madrid.
Mesfushori spanjoll ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Carlo Ancelotti ndërsa edhe klubi nuk i ka ofruar një rinovim kontrate teksa ajo aktualja i skadon në verë.
Ndaj, Newcastle kërkon të përfitojë nga kjo situatë e spanjollit, pasi edhe Real Madrid është i hapur për të gjetur një marrëveshje duke qenë se mund të përfitojë disa miliona për të mos e humbur lojtarin me parametër zero në fund të sezonit.
Tashmë, mbetet për t’u parë gatishmëria e Isco për të kaluar në Ligën Premier me fanellën e Newcastle, i cili në këtë mes është ai që ka fjalën e fundit. /Telegrafi/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten