Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka kërkuar mbështetjen e Kosovës në luftën kundër FETO-s, të cilën Turqia e ka shpallë organizatë terroriste.
Ai në një konferencë për media pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se kjo organizatë është kërcënim jo vetëm për Turqinë por edhe për Kosovën.
“FETO nuk është kërcënuese vetëm për shtetit tonë por edhe për Kosovën. Në këtë aspekt nga miqtë tanë kosovarë presim nga Kosova hapa konkret”, tha ai raporton arbresh.info.
Ministri turk ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë duke e vlerësuar lartë.
Ai foli edhe për zhvillimet që kanë qenë në veri, ku tha se i kanë përcjellë më vëmendje, ndërsa tha se mbështesin dialogun Kosovë -Serbi.
“Situatën në veri të Kosovës e përcollëm me shqetësim të madh, por nga ana tjetër jemi të lumtur që kjo situatë është zgjidhur. E dimë që dialogu me Serbinë është i rëndësishëm. Për këtë arsye po i përkrahim dhe po o mbështesim zhvillimet që të arrihet një marrëveshje që kontribuon për paqe në rajon”, tha ministri turk.
Ai do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...