Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht
Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kanë ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.
Molliqaj ka ftuar të gjithë njohësit e fushës së energjisë, punëtorët e KEK-ut dhe KEDS si dhe qytetarët të cilët mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek ai.
“Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici”.“Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet të shkojë deri në fund”.
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...