Trupat e 14 migrantëve, përfshirë edhe një foshnje, të cilët u përpoqën që të arrijnë në Europë për Mesdheut, janë gjendur në brigjet e detit libian.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme dhe Gjysmëhëna e Kuqe, transmeton portal arbresh.info
Libi është kthyer në një pikë kryesore tranziti për emigrantët, kryesisht nga vendet afrikane, të cilët vijnë në Europë për një jetë më të mirë.
Gjysmëhëna e Kuqe në Khomsu, një port në Libinë perëndimore, njoftoi se 17 trupa, duke përfshirë trupin e një fëmije, u gjetën në brigjet e Alous aty pranë të shtunën dhe se 10 trupa të tjerë u gjetën në një plazh tjetër.
Ministria e Brendshme njoftoi më vonë se 14 trupa nga një grup prej 60 personash që besohej se ishin të zhdukur në det ishin gjetur.
Është e paqartë nëse të gjitha viktimat i përkasin të njejtit grup.
Viti 2021 ka shënuar një rritje të njerëzve që janë përpjekur të kalojnë Mesdheun.
Vetëm këtë vit rreth 1,500 njerëz kanë humbur jetën në det, njoftoi IOM.
Rruga Qendrore e Mesdheut është rruga më vdekjeprurëse e njohur e emigrantëve në botë me më shumë se 17,000 të vdekur dhe të zhdukur që nga viti 2014./arbresh.info/
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...
Gjuetari kërcënon me jetë fotografin e natyrës, Arian Mavriq...