Reduktimet e zgjatura të rrymës, Ministria e Ekonomisë me dyshime se dikush qëllimisht po intervenon nëpër trafo

23:46 | 25 Dhjetor 2021
A Z

Ministria e Ekonomisë po dyshon se dikush qëllimisht po ndërhyn nëpër siguresa të trafove të rrymës në rastet kur reduktimet po janë të gjata.

Në një postim të saj në Twitter, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se kanë pranuar dhjetëra raportime nga qytetarët për reduktime të rrymës që kanë zgjatur më shumë se dy orë.

“ME & Inspektorati i Energjisë do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për t’i sjellur para ligjit personat fizikë e juridikë të cilët shfrytëzojnë krizën e energjisë elektrike dhe reduktimet e planifikuara, për të penguar furnizimin me energji e trajtimin e barabartë të qytetarëve”, ka shkruar Rizvanolli.