Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar edhe një herë deklaratën që ai e ka bërë në Rubikon në Klan Kosova rreth ndërtimit të një liqeni në vend të stadiumit “Fadil Vokrri” në të ardhmen.
Ai tha se barsoletat që ndodhen pas kësaj deklarate janë të mira, sepse sipas tij, ata duhet t’i stimulojnë qytetarët që të mendojnë jashtë kornizës.
Ai tha se intimisht për këto barsoleta për të kanë qenë fantastike sepse deri në atë moment e kanë njohur 50 për qind e qytetit, ndërsa prej atij momenti e njohën 100 për qind të qytetit.
“Intimisht, ata që e kanë përqeshur këtë ide për mua ka qenë fantastike, sepse deri në atë moment më kanë njohur 50 për qind e qytetit, ndërsa prej atij momenti më njohën 100 për qind e qytetit, pra, unë e arrita timen”, është shprehur Rama në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se projekti i stadiumit nuk do të ndodh në katër vitet e ardhshme, sepse nuk e kanë në program.
“Projekti i stadiumit nuk do të ndodh në katër vitet e ardhshme, sepse nuk e kemi në program, por kjo mund të ndodh në të ardhmen nëse ne si shoqëri vendosim që na duhet ai projekt”, është shprehur Rama.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...