Mijëra fluturime u anuluan në mbarë botën gjatë festave të Krishtlindjeve pasi varianti shumë infektiv Omicron bëri kërdi në linjat ajrore, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 2,300 fluturime komerciale u anuluan, rreth 800 prej tyre në SHBA, të shtunën, sipas faqes së gjurmimit të FlightAware.
Mediat amerikane raportuan se linjat ajrore ishin goditur nga mungesa e stafit të shëndetshëm mes një rritjeje të infeksioneve me Covid-19 të nxitura nga lloji tashmë dominues Omicron.
Një zëdhënës i Delta Air Lines i tha New York Times se “një kombinim çështjesh, duke përfshirë motin dhe çështjet e lidhura me Omicron”, ishin fajtorë.
United Airlines përmendi sëmundjet e ekuipazhit si shkakun kryesor të ndërprerjeve të fluturimit.
Transportuesi gjerman Lufthansa njoftoi të enjten para Krishtlindjes se do t’i duhej të anulonte një duzinë fluturimesh me distanca të gjata midis 23 dhe 26 dhjetorit, sepse kaq shumë pilotë ishin të sëmurë.
Transportuesi gjerman tha se nuk do të spekulonte se çfarë roli luajti Omicron, pasi nuk ishte i informuar për natyrën e sëmundjeve të punonjësve. /Telegrafi/
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...
Sot varroset punëtori që humbi jetën tragjikisht në vendin e...
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...