69 vjeçari Kadri Gashi nga Sferka e Klinës është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, pasi tash e njëmbëdhjetë ditë nuk është kthyer në shtëpi.
Nipi i tij ka thënë se 69-vjeçari kishte shkuar për një vizitë mjekësore në Pejë me autobus të mërkurën e 15 dhjetorit, por që nuk u kthye më.
“Të mërkurën, më 15 dhjetor, u shku në drejtim të Pejës te mjeku. Dikur kah mesi i ditës u pa te emergjenca në Pejë. E prej atëherë jo”, ka thënë ai.
Sipas familjarëve 69-vjeçari kishte probleme me kujtesën.
Ata thanë se për rastin janë lajmëruar edhe policia e Pejës dhe Gjakovës, por që deri tash nuk kanë dhënë diçka definitive.
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Kadri Gashit, prandaj nëse e keni parë diku këtë person apo dini diçka për të mund të kontaktoni në numrin: 044 905 567.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...