Kryeministri Albin Kurti ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar presidentit të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, me rastin e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor dhe rizgjedhjen e tij në krye të saj edhe për katër vjet.
Ugljanin ka thënë se koncepti i vetëvendosjes, sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe integrimi në NATO mbeten tema të përbashkëta.
“Republika e Kosovës, me ju në krye të Qeverisë, përfaqëson një bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik, në procesin e integrimit evropian dhe NATO, të Republikës së Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar në letër falënderim presidenti i SDA-së së Sanxhakut./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...