Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka që u arrestua pak ditë më parë për skandalin e inceneratorëve ka kërkuar lirinë në Apel.
Sipas “abc news” avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka argumenton kërkesën për ta liruar klientin e tij bazuar në faktin që ish-ministri nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe se do të bashkëpunojë me drejtësinë.
“Më lironi,s’jam i rrezikshëm, nuk i shmangem hetimit, jam gati të bashkëpunoj me drejtësinë”, thuhet në kërkesën e tij.
SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion. Ai akuzohet se përfitoi 3.7 mln euro nga inceneratori i Elbasanit.
Ndërkohë që në kërkim për këtë çështje janë edhe Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...