Kryeministri, Albin Kurti dhe persona të tjerë të kabinetit të tij qeveritarë kanë bërë thirrje disa herë që të kursehet energjia elektrike.
Por kështu nuk po veprohet me objektin e Qeverisë së Kosovës dhe ndërtesën e ish Rilindjes, ku janë të vendosura pesë ministri.
Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar atje në orët e mbrëmjes, rreth orës 22, dhe ka parë disa pjesë të objekteve të ndriçuara.
Ata kanë provuar të hyjnë në to për të parë nëse është dikush aty dhe nëse po punohet, por zyrtarët policorë pranë objekteve kanë thënë se nuk lejohet, pasiqë nuk kanë ftesë.
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...