Sot mbushen 23 vjet nga Beteja e Tabeve të Llapashticës ku ranë heroikisht 10 dëshmorë të Llapit.
Ishte 24 dhjetori i vitit 1998, kur filluan betejat e parreshtura në Zonën Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj radhazi, njofton Klan Kosova.
Gjatë Betejës së Llapashticës, më 24 dhjetor 1998, nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit: Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zenjullahu, Miftar Zenjullahu,
Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati.
Për të nderuar këta dëshmorë, në vendin e rënies shkoi kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, pjesëtarë të familjeve të të rënëve dhe qytetarë të tjerë, të cilët vendosën edhe kurora lulesh.
Bulliqi tha se në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në nderim të kësaj dite janë organizuar gjithashtu homazhe te shtatoret e heronjve në vendet e rënies në Llapashticë dhe Obrançë.
Ai gjithashtu tha se “datat e lavdisë si këto, janë momente të rëndësishme refleksioni për punë dhe angazhim për të ardhmen tonë, e cila ka bazament sakrificën e madhe të popullit tonë për liri e shtet”.
Aktivitetet u përmbyllën me homazhe te varrezat në Kompleksin Memorial në fshatin Penuhë.
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...