Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë munguar në momentin kur në votim janë hedhur memorandumet të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.
Me 60 vota për këtë marrëveshje, tri kundër dhe asnjë abstenim, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se pasi amendamenti nuk është votuar, nuk vazhdohet as me marrëveshje.
“Nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për votimin e kësaj marrëveshje, 60 vota kanë qenë për këtë marrëveshje, tri kundër dhe asnjë abstenim. Amandamenti nuk ka pasur mundësi të votohet, kështu që nuk vazhdojmë as me marrëveshjen, sepse duhet të ketë kuorum për këtë çështje”, u shpreh Konjufca./arbresh.info/
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...