Para 32 vjetëve në Kosovë lindi partia e parë politike pluraliste, që u emërtua Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Nënkryetari aktual i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha se qysh në dekadën e parë nga kjo parti u larguan shumë prej themeluesve të saj.
“Partia Fshatare, Partia Socialdemokrate më pas. Ukshin Hoti më pas themeloi UNIKOMBIN si alternativë ndaj LDK-së, që ishte poashtu ndër kuadrot e para të LDK-së, deri te ndarja ideologjike e partisë nga ata që njiheshin si të burgosurit politikë”.
Haziri thotë se partia megjithatë pas luftës u përball me reforma të reja, ribrendim e rithemelim.
“Pas lufte, LDK-ja ishte si parti e paorganizuar dhe shkapërderdhur totalisht. Kryengritja e armatosur e kishte shuar LDK-në si nevojë të kohës. Deri në zgjedhjet e para lokale, LDK-ja ishte një parti që e kishte bluar koha për 18 muaj të luftës në Kosovë”, tha ai në RTV Dukagjini.
Ai tha se reformatimi i pasluftës ishte proces i dhimbshëm për LDK-në.
“U largua Milazim Krasniqi dhe një pjesë e intelektualëve nga LDK-ja. Deri më tani, 13 parti politike janë themeluar nga daljet nga LDK-ja”, deklaroi tutje Haziri./Telegrafi
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran