Presidenti rus, Vladimir Putin mohoi sot se Rusia po provokon një krizë gazi në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë vjetore për media në Moskë, Putin tha se akuzat kundër kompanisë ruse të gazit Gazprom janë “gënjeshtra” dhe “një përpjekje për të kthyer gjithçka përmbys”.
Ai tha se rritja e çmimit të gazit u shkaktua nga moti i ftohtë, prodhimi i pamjaftueshëm i gazit në rezervat nëntokësor, mosfunksionimi i turbinave me erë dhe disa faktorë të tjerë.
Putin theksoi se Rusia është i vetmi vend që ka rritur dërgesat e gazit në Evropë, duke shtuar se ka dërguar 5.6 miliardë metra kub gaz shtesë në Gjermani dhe 4.4 miliardë metra kub gaz në Itali.
Ndërkohë, kompanitë energjetike amerikane u larguan nga tregu evropian për “tregje premium” në Amerikën Latine dhe Azi, ku çmimet e gazit janë shumë më të larta, tha ai.
Duke shpjeguar pse Gazprom nuk ka rezervuar kapacitetet e tranzitit përmes gazsjellësit “Yamal-Evropë”, Putin tha se kompanitë gjermane dhe franceze nuk kishin dorëzuar urdhra blerjeje dhe kështu nuk kishte asnjë arsye komerciale për të dërguar gazin që askush nuk do ta blinte.
Putin potencoi se Gjermania po përdor tubacionin “Yamal-Evropë” për të pompuar karburant në Poloni dhe ndoshta në Ukrainë, gjë që e bën të pamundur përdorimin e tubacionit për dërgesa pasi nuk mund të përdoret në dy drejtime njëkohësisht.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit