Ish- kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar rreth krizës energjetike në vend.
Mustafa përmes një postimi në Facebook kritikon Qeverinë Kurti për problemet më rrymë, duke thënë se kjo qeveri e ka kthyer vendin në vitin 2000, shkruan arbresh.info.
Ai thotë se pa rrymë dhe me agregatë, qytetarët po nxehen me 51 përqind të votave që i thanë kësaj qeverie.
“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë. Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve! Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, ka shkruar Mustafa.
Ndryshe, sot KEDS ka bërë të ditur se do të vazhdojë me reduktimet e energjisë elektrike në të gjithë vendin, si pasojë e krizës energjetike./arbresh.info/
LEXO EDHE
Do të vazhdojnë reduktimet e energjisë elektrike, KEDS-i me njoftim të rëndësishëm – Arbresh.info
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...
Aksident në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar