Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, pranon se po planifikon një karrierë si trajner.
Fernandes ka zbuluar se ai tashmë është duke ndjekur kurset e nevojshme për t’u bërë trajner.
“Kjo do të jetë e dobishme për mua. Unë dua të jem trajner në të ardhmen dhe jam duke marrë kursin”, tha mesfushori portugez.
I pyetur për t’u bërë një trajner i madh në të ardhmen, ai u përgjigj pozitivisht.
“Unë shpresoj se po”, tha ai.
Bruno Fernandes deri tani ka zhvilluar 22 paraqitje me fanellën e Manchester United, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar nëntë asistime./Arbresh.info
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...