Legjenda e futbollit brazilian, Pele, është liruar nga spitali ku iu nënshtrua seancave të kimioterapisë në fillim të muajit.
Megjithatë, 81-vjeçari do të vazhdojë të trajtohet për një tumor në zorrën e trashë.
“Pacienti mbetet i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë të ketë trajtim për tumorin e zorrës së trashë që u identifikua në shtator”, thuhet në një deklaratë nga spitali “Albert Einstein” pas operacionit të tij të fundit.
Tre herë fitues i Kupës së Botës u lirua të enjten dhe do të mund të festojë festat e fundvitit në shtëpi, ndërsa nëpërmjet rrjeteve sociale, legjenda braziliane thekson se e mbajti premtimin për të dalë nga spitali.
“Kjo foto me buzëqeshje nuk është e kotë, ashtu siç ju premtova Krishtlindjet do t’i festoj pranë familjes time. Tani jam rrugës për në shtëpi dhe i falenderoj të gjithë për mesazhet e ngrohta”, shkruan Pele në rrjetet sociale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...