Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 03°C./tch
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik