Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë.
Milanoviq do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani në ora 10:00.
Milanoviq dhe Osmani do të zhvillojnë takim biletaral e më pas do t’ju adresohen mediave me një konferencë për media.
Në mesditë, do të pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, derisa pas këtij takimi, ai do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Pas vizitës së tij, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër gjatë lëvizjes së eskortës së presidentit kroat, mund të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut.
Andaj Policia përmes këtij njoftimi kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto masa që do të ndërmerren nga policia.
“Më 23 dhe 24 dhjetor do të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut. Policia e Kosovës lidhur me vizitën e presidentit të Republikës së Kroacisë z. Zoran Milanović, njofton se: gjatë vizitës së tij, me 23 dhe 24 dhjetor 2021, policia do të angazhohet për ofrimin e sigurisë dhe përcjelljen e eskortës sipas agjendës së paraparë. Njoftojmë qytetarët së gjatë lëvizjes së eskortës së presidentit kroat, mund të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut. Andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këto masa që do të ndërmerren nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/



“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...