Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka njoftuar se së shpejti do të nisin ndërhyrjet në ndërtesat e rrezikuara brenda Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Çeku ka thënë se janë identifikuar edhe ekspertët më të mirë të vendit dhe nga jashtë, dhe dje është themeluar Komisioni i Ekspertëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Së shpejti nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesat e rrezikuara brenda Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Përgjatë disa muajve kemi bërë hapa konkretë. Kemi vlerësuar gjendjen fizike të ndërtesave brenda kompleksit, tani po nisim ndërhyrjet emergjente me karakter shpëtimi. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë të vendit dhe nga jashtë, dje kemi themeluar Komisionin e Ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështjet pronësore brenda kompleksit, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm fokusi ynë do të jetë projekti i madh, pra hartimi dhe zbatimi i master-planit për kompleksin memorial”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...