Shkencëtarët kanë njoftuar zbulimin e një embrioni dinozauri të ruajtur në mënyrë të përkryer që po përgatitej të dilte nga veza e tij, ashtu si një pulë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, embrioni u zbulua në Ganzhou në Kinën jugore dhe studiuesit vlerësojnë se është i vjetër të paktën 66 milionë vjet.
Ky besohet se është një dinozaur theropod pa dhëmbë, ose oviraptorosaur, dhe u quajt Baby Yingliang.
Studiuesi Fion Waisum Ma tha se është “embrioni më i mirë i dinozaurit i gjetur ndonjëherë në histori”.
Zbulimi iu ka dhënë gjithashtu studiuesve një kuptim më të madh të lidhjes midis dinozaurëve dhe zogjve modernë. Fosili tregon se embrioni ishte në një pozicion të mbledhur i njohur si “palosje”, që është një sjellje që shihet tek zogjtë pak para se të çelin.
“Kjo tregon se një sjellje e tillë në zogjtë modernë fillimisht evoluoi dhe filloi midis paraardhësve të tyre të dinozaurëve”, tha Ma për agjencinë e lajmeve AFP.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...