Koordinatori i posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, ka paralajmëruar se dhuna në Bregun Perëndimor të pushtuar mund të çojë në ndërprerjen e armëpushimit në Gaza, transmeton Anadolu Agency.
Në një brifing në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Wennesland shprehu shqetësim për zhvillimet e fundit në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë në Kudsin Lindor, si dhe për përkeqësimin e situatës së sigurisë.
Ai tha se përleshjet, sulmet, operacionet ushtarake dhe nivelet e larta të dhunës lidhur me kolonët kanë vazhduar derisa fraksionet palestineze bëjnë thirrje për kundërvënie të shtuara me Izraelin.
“Hapat e vazhdueshme të njëanshme, përfshirë avancimin e vendbanimeve izraelite, dëbimet dhe rrënimet, si dhe kriza e rëndë fiskale dhe ekonomike në Territorin e Pushtuar Palestinez (OPT) e përkeqësojnë më tej situatën dhe minojnë stabilitetin institucional të Autoritetit Palestinez”, tha Wennesland.
Sipas tij, nëse lihet i pakontrolluar, “jo vetëm që mund të përkeqësohet më tej situata në Bregun Perëndimor, por këto dinamika po ashtu mund të ndikojnë në situatën e sigurisë në Gaza dhe të minojnë ndërprerjen e armiqësive që janë ruajtur që nga maji i vitit 2021”.
Koordinatori i OKB-së u kërkoi të gjitha palëve të ndërmarrin hapa të menjëhershme për të ulur tensionet dhe për të rivendosur qetësinë.
12 palestinezë, përfshirë një grua dhe katër fëmijë, u vranë nga forcat izraelite të sigurisë në të gjithë Palestinën që nga 29 shtatori, ndërsa 306 palestinezë të tjerë mbetën të plagosur.
Në Izrael, dy civilë u vranë dhe 39 izraelitë u plagosën nga palestinezët në përleshje, të shtëna dhe therje me thikë.
Përplasja e fundit midis fraksioneve të rezistencës palestineze në Gaza dhe Izraelit u zhvilluan në muajin maj, ku u vranë mbi 230 palestinezë dhe mijëra u plagosën, duke shënuar valën më të keqe të dhunës ndër vite.
13 izraelitë po ashtu u vranë nga raketat palestineze të lëshuara nga Gaza.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...