Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ajo tha se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca.
Ajo tha se të enjten Kuvendi do të mblidhet për të votuar Ligjin për Inspektimet, dhe të premten do të ketë seancë të re të Kuvendit, e që sipas saj janë në rend dite 37 projektligje.
“Seanca e re do të mbahet të premten me 24 dhjetor, dhe ditën e enjte seanca mblidhet për të votuar Ligjin mbi inspektimet, ligj kështu që u dakorduam me mocion procedural që të kalojë në procedurë të shpejtë”, tha ajo./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...