Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer në Sauk mbrëmjen e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selim Brahja” në kryeqytetet.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mësohet se janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuar.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe ende nuk dihet kush ishte shënjestër e tij.
“Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara”, njofton policia./arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...