Gjithsej 248 persona janë vrarë në përleshjet fisnore në shtetin perëndimor Darfur të Sudanit që nga tetori, sipas mjekëve lokalë, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë, Komiteti joqeveritar i Mjekëve të Sudanit tha se Darfuri i Veriut ka numëruar 49 viktima nga numri i përgjithshëm i vdekjeve.
Kombet e Bashkuara thanë të enjten se të paktën 83.000 njerëz janë larguar nga rajoni i Darfurit që nga tetori si rezultat i dhunës.
Javën e kaluar, autoritetet sudaneze njoftuan planet për të formuar një forcë prej më shumë se 3.000 ushtarësh për të zgjidhur kaosin e sigurisë në rajon.
Disa zona në Darfur dëshmojnë përleshje sporadike vdekjeprurëse midis fiseve arabe dhe afrikane, për shkak të kontrollit të tokës, burimeve dhe shtigjeve të kullotave.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...