Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në Pallatin e Kongresit ka miratuar një rezolutë të Këshillit Kombëtar të PD.
Rezoluta e miratuar më 12 dhjetor në Këshill dhe e aprovuar sot nga Kuvendi, e cilëson mbledhje e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha si “të jashtëligjshme”.
Sipas rezolutës vendimet janë nul dhe nuk kanë asnjë vlerë politike apo ligjore për PD.
“Lëvizja “Berisha” dhe tubimi si finalizim i saj janë një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbajtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA”, thuhet në rezolutë.
Në këtë rezolutë thuhet se lëvizja Berisha i ngjan një organizate politike me frymëzim antiamerikan.
“PD distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që bien ndesh me përcaktimet identitare të saj, me interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar me SHBA”, thuhet ndër të tjera në rezolutë. /Euronews.al/
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari
Mbreti Charles flet hapur pas arrestimit të vëllait të tij p...
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...
Aksioni te Apeli, vendoset mbishkrimi “Gjykata e Apelit shfa...
Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria,...