Kryeministri Albin Kurti foli për dy vendimet që qeveria miratoi për mbështetje në tejkalim të krizës së energjisë elektrike, ku u mor vendim që të ndahen 20 milionë euro për import të energjisë.
Postimi i plotë i tij;
Pas miratimit në Kuvend të buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë, mbrëmë mbajtëm mbledhjen e 49-të të Qeverisë Republikës së Kosovës, në të cilën miratuam dy vendime.
Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtuam masën 3.7 Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.
Ndamë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, me qëllim të subvencionimit të konsumit, sigurimit të furnizimit stabil për qytetarët dhe të evitimit të rritjes së çmimit të energjisë.
Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë, nëpër të cilën muajve të fundit po kalojnë të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës./arbresh.info/
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari
Mbreti Charles flet hapur pas arrestimit të vëllait të tij p...
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...
Aksioni te Apeli, vendoset mbishkrimi “Gjykata e Apelit shfa...
Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria,...