Një fëmijë i moshës 9 vjeçare është dërguar në strehimore pasi dyshohet është keqtrajtuar nga babai i tij.
Viktima ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pastaj është liruar me vendim të prokurorit.
“Suharekë 17.12.2021 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Me rekomandim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 6 orë dhe më pas është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...