Referendumi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, ku anëtarësia do votojnë për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha ka nisur në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00.
Një prej qendrave më të rëndësishme, ku do të votohet sot për shkarkimin e Lulzim Bashës është ajo e degës 2 në Tiranë, ku do të votojë dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, e cila është vendosur në një bar që quhet ‘Amerika’, pak metra larg selisë së Ambasadës Amerikane.
Ky vendim për anëtarët e PD së degës nr.2 u mor ditën e djeshme me anë të një njoftimi dërguar atyre, ku thuhej se votimi do të kryhet pikërisht pranë “Bar Amerika”, rruga përballë Shtëpisë së Fëmijëve ” Zyber Hallulli”, në Rrugën e Elbasanit.
Ndërsa edhe në njësinë nr.6 do votohet pranë lokal Kombinatit. Ne Farkë do mbahet referendum në lokalin e Elez Bathores, kurse ne Pez Helms, lokalin e Besnik Kodrës
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës