Rreth 700 persona kanë ikur në Tajlandë për shkak të përleshjeve midis ushtrisë së Mianmarit dhe grupeve të armatosura etnike kundër grushtit të shtetit, transmeton Anadolu Agency.
Sipas lajmit të “News 18”, qindra persona e kaluan kufirin dhe u strehuan në Tajlandë për shkak të përleshjeve midis autoriteteve tajlandeze dhe vullnetarëve shëndetësorë, ushtrisë së Mianmarit dhe Unionit Kombëtar Karen (KNU), grup i armatosur etnik kundër grushtit të shtetit.
Zyrtarët lokalë tajlandezë njoftuan se rreth 700 persona, përfshirë fëmijë, u strehuan në qytetin Mae Sot, në kufirin me Tajlandën, për shkak të intensifikimit të luftimeve në rajon.
Ye Min, zyrtar i Komitetit të Shoqatës së Ndihmës, një fondacion i ndihmës humanitare me bazë në Tajlandë tha se 2.503 refugjatë nga Mianmari, 545 prej të cilëve janë fëmijë, janë strehuar në kufirin Tajlandë-Mianmar.
Që kur ushtria përmbysi qeverinë e zgjedhur në shkurt dhe mori pushtetin në Mianmar, ka pasur përplasje serioze midis grupeve etnike kundër grushtit të shtetit dhe forcave të sigurisë.
Forcat e KNU-së dihet se janë një nga grupet e armatosura etnike që kërkon autonomi për rajonin malor lindor, ku jetojnë 1.6 milionë njerëz.
Në postimin e shpërndarë në llogarinë në rrjetet sociale të KNU-së, thuhet se 4 ushtarë të Mianmarit humbën jetën dhe 4 u plagosën në përleshjen që shpërtheu të mërkurën.
Grusht shteti ushtarak në Mianmar
Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve politike në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.
Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.
Si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit dhe grupeve kundërshtare, deri më tani kanë humbur jetën 902 persona si dhe janë arrestuar mijëra protestues.
Sipas të dhënave nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë të Mianmarit (AAPP), që nga grushti i shtetit e deri më tani kanë humbur jetën 1.200 persona ndërsa janë arrestuar mbi 10 mijë të tjerë.
Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...