Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi sot se në vendin tonë nuk ka asnjë indikacion për çfarëdolloj prishje të sigurisë. Ministri i Brendshëm theksoi se autoritetet veprojnë me kujdes dhe janë mirë të përgatitura për çfarëdolloj kërcënimi.
“Të gjithë organet kompetente, edhe MPB edhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), dhe Agjencia për Kundërzbulim ndërmarrim aktivitete në drejtim të luftës kundër terrorizmit ose parandalimit të çfarëdo aktiviteti që do të shkaktonte cenim të gjendjes së sigurisë. Tani, për momentin nuk ka asnjë indikacion për çfarëdolloj prishje të sigurisë në shtet. Në nivelin më të lartë veprojnë të gjitha njësitë pranë MPB-së dhe të gjitha agjencitë, raportimet e rreme për akte terroriste treguan se në çfarë niveli është përgatitja e Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe agjencive”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...