Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin vjetor sot para deputetëve të Kuvendit.
Osmani ndër të tjera ka folur edhe për rastet e tmerrshme të dhunimeve dhe vrasjeve të grave që kanë ndodhur në Kosovë.
Presidentja tha se duhet ashpërsuar dënimet për dhunuesit, duke i barazuar ato me veprat penale të terrorizmit.
“Niveli i dënimeve aktuale, duhet të rritet duke i barazvlerësuar ato me aktet e terrorizimit. Ato sot do të duhej të ishin në mesin e të dashurve të tyre duke bërë plane për vitin e ri, dështimi për mbrojtjen e tyre është një ndër dështimet më të mëdha në shoqërinë tonë. Në sistemin tonë gjyqësor kur dhe vajzat ndonëse viktima fajësohen për dhunën ndaj tyre, një gjuhë e tillë është e papranueshme për shoqërinë tonë por mbi të gjitha për njerëzit që punojnë në sistemin tonë të drejtësisë. Le t’i lexojnë këto vendime të gjithë ata që ende kanë dyshime për domosdoshmërinë e Vettingut në sistemin e drejtësisë si parakusht për rritje të integritetit”, tha ajo./arbresh.info/
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...