Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur hetimet për kërcënimet ndaj gazetarit Vehbi Kajtazit, pas deklaratave të tij për grupin e Kumanovës.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se me me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...